Telegrafi

Ushtria e Ukrainës hodhi një erë një sistem rus të mbrojtjes ajrore që i përkiste grupit Wagner

Ushtria e Ukrainës hodhi në erë një sistem rus të mbrojtjes ajrore që thuhet se i përkiste grupi mercenar Wagner.

Pamjet e shkatërrimit të kësaj pajisjeje janë publikuar gjerësisht në rrjetin social Twitter, transmeton Telegrafi.

Ndonëse nuk është cekur se ku saktësisht u kapën këto pamje, forcat e grupit mercenar Wagner kanë luftuar në qytetin Bakhmut.

Luftime të ashpra ka pasur me muaj të tërë në Bakhmut, ku njëherësh thuhet se më të përgjakshmet kanë qenë në këtë zonë.

Rusia e ka pranuar se janë tërhequr në veri të Bakhmutit, nën pretendimin se do të rigrupohen trupat e tyre.

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin që ka udhëhequr luftimet në Bakhmut, ditëve të fundit ka kritikuar ushtrinë e rregullt ruse pasi thotë se nuk e ka furnizuar me municione, duke kërcënuar kështu me tërheqjen e trupave. /Telegrafi/