Grupi Wagner – i quajtur nga disa si ushtria private e Putinit – me sa duket po ul standardet e tij dhe po rekruton të dënuar rusë që vuajnë nga sëmundje të rënda, duke përfshirë nga HIV-i dhe Hepatiti C për luftën në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike, duke cituar kreun e organizatës, Yevgeny Prigozhin.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në konfliktet e mëparshme, Grupi Wagner ka ruajtur “standarde relativisht të larta rekrutimi”, me shumë nga operatorët e tij që më parë kanë shërbyer si ushtarë profesionistë.
Por Ministria e Mbrojtjes shtoi në Twitter se pranimi i të burgosurve me shqetësime serioze mjekësore thekson “një qasje që tani ka përparësi numrat mbi përvojën ose cilësinë”.
Ndryshe, ditë më parë Rusia njoftoi se ka kompletuar mobilizimin e pjesshëm me 300 mijë ushtarë të rekrutuar. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 30 October 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/NnbL0SZv8W
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/pVG0B0CJXK
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) October 30, 2022