Është një armë e re që po shkon drejt Ukrainës që mund të ndihmojë në mbrojtjen e qyteteve të saj nga raketat – dhe ka marrë emrin e një rakuni të famshëm.
Për muaj të tërë NAFO (Organizata Fella e Atlantikut të Veriut) ka zhvilluar një luftë me informacione në mediat sociale kundër propagandës ruse dhe ka mbledhur qindra mijëra dollarë për ushtrinë e Ukrainës.
Fellat, siç njihen, janë një grup i disa të rinjve në internet, të cilët identifikohen lehtësisht nga fotografitë e tyre të profilit me meme Shiba Inu, raporton skynews.
Kështu, kur iniciativa United24 e Volodymyr Zelenskyt pyeti ata nëse dëshironin të mblidhnin para për të paguar një dron detar – dhe për t’i dhënë një emër – ata nxituan të realizonin kërkesën e presidentit ukrainas.
You did it, you magnificent doggos!
As of this morning, $255,546 for the #NAFOdrone has been raised! Thank you to every fella for making this happen, for every #nafofleet, every donation. Raccoon’s Revenge is non-negotiable, thanks to each one of you. pic.twitter.com/OV1PRUNpom— UNITED24 (@U24_gov_ua) December 29, 2022
U deshën vetëm disa javë që djemtë të mblidhnin 250 mijë dollarët e nevojshme për një dron të tillë, të cilin ata e quajtën Raccoon’s Revenge.
Ndërsa forcat ruse përgatiteshin të tërhiqeshin nga qyteti i Khersonit përballë ofensivave ukrainase muajin e kaluar, u publikuan pamje të çuditshme që shfaqnin kafshë që vidheshin nga kopshti zoologjik lokal, duke përfshirë një rakun.
Që atëherë, “Rakun e Khersonit” është bërë një personazh i famshëm në mediat sociale ruse dhe është përdorur si nuskë nga parashutistët rusë.
Është e qartë se djemtë besojnë se rakun nuk i ka harruar rrënjët ukrainase dhe emri Raccoon’s Revenge mposhti emrat duke përfshirë HMS Bonquerer dhe Aqua Bonker 9000 në një sondazh të fundit me më shumë se 11 mijë njerëz. /Telegrafi/