Site icon Telegrafi

Ushtria britanike dhe ajo amerikane në stërvitje të përbashkët, pjesë e planit edhe shkatërrimi i luftanijes – publikohen pamjet

Aeroplani luftarak i Forcave Mbretërore Ajrore (RAF) të Britanisë së Madhe, ka marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta britanik0-amerikane që shkatërroi një anije amerikane.

Sulmi mbi anijen ishte pjesë e stërvitjes të quajtur Exercise Atlantic Thunder 22, që u mbajt nga 1 deri më 12 shtator, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi kryesor në këto stërvitje ishte sulmi mbi anijen që u shkatërrua në ujërat në veriperëndim të brigjeve të Skocisë.

Në stërvitjet e SHBA-ve, për herë të parë pas 18 viteve në këtë mënyrë merr pjesë edhe marina e mbretërore e Britanisë.

Stërvitje të ngjashme po realizohen në Paqësor, por rrallë herë në Oqeanin Atlantik.

Një prej tre aeroplanëve luftarakë britanike Typhoon, ka lëshuar bombën që goditi anijen luftarake amerikane USS Boone, që dikur ishte pjesë e flotës që në stërvitje u përdor si objektiv sulmi.

Në stërvitje mori pjesë edhe anija e marinës mbretërore HMS Westminister, helikopterët Wildcat që u përdorën për lëshimin e bombës Paveëay IV. /Telegrafi/

 

Exit mobile version