Telegrafi

Ushtarin rus e zë gjumi në pyll, e zë ushtari ukrainas – publikohen pamjet e këtij momenti

Ky është momenti kur një ushtar rus që e kishte zënë gjumi në pyll, zgjohet nga ushtari ukrainas që ia kishte drejtuar tytën e pushkës automatike.

Videoja shfaq një ushtar rus duke fjetur në pyll – ku ishte mbuluar me një batanije të kuqe në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ushtari ukrainas e kishte vërejtur dhe krejt ngadalë i afrohet dhe në një moment e thërret, ku ushtari rus zgjohet i befasuar kur e sheh se ia kishte drejtuar armën.

“Mirëmbrëma, jam nga Ukraina”, dëgjohet duke thënë ushtari ukrainas.

Lexo po ashtu Estonia ia ndalon hyrjen rusëve, kryeministrja Kallas: Është thembra e Akilit për Moskën

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas përfundimit të videos, por gjykuar nga pamjet, ushtari rus duke i frikësuar kur zgjohet dhe sheh ushtarin ukrainas.

Kujtojmë që lufta në Ukrainë po vazhdon e në veçanti në Donbas, ku si forcat ruse dhe ato ukrainase po tentojnë të ruajnë pozicionet e tyre. /Telegrafi/