Telegrafi

Ushtari ukrainas shtie me mitraloz nga helikopteri, rrëzon dronin rus

Ish-këshilltari i ministrit të brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka postuar një video interesante në profilin e tij në platformën X.

Në të shihet një ushtar ukrainas që shtie me pushkë automatike mbi një dron rus, transmeton Telegrafi.

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është realizuar videoja që është bërë virale në rrjetet sociale.

Videoja fillimisht është shpërndarë nga blogerët ushtarake  rusë, kurse në të shihet helikopter ukrainas brenda të cilit ushtari me mitraloz shtinë me dronin rus.

Në fakt bëhet fjalë për një dron Shahed që Irani ia ka dhuruar Rusisë, si pasojë e mungesës së dronëve të prodhimit rus. /Telegrafi/