Site icon Telegrafi

Ushtari ukrainas shkatërron tankun rus T-72, e godet me predhën anti-tank Javelin

Pamjet e publikuara nga brigada e 59-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, shfaqin momentin kur një tank i tipit T-72 i ushtrisë së Vladimir Putinit hidhet në erë.

Ishte pikërisht predha anti-tank Javelin që e goditi tankun që e hodhi në erë, transmeton Telegrafi.

Madje shihet ushtari ukrainas i cili nga istikamet lanson predhën Javelin, e cila udhëton dhe e godet direkt tankun rus.

Lexo po ashtu ISW: Ofensiva e re ruse tashmë është ndalur

Që nga marrja e predhave Javelin, ukrainasit kanë arritur të ndalin shumë sulme të rusëve, madje u kanë shkaktuar humbje të mëdha në makineri luftarake.

E sistemet raketore të vendeve perëndimore që i mori Kievi siç janë HIMARS, IRIS-T e NAMAS, kanë ndërprerë sulmet ajrore ruse mbi infrastrukturën civile. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version