Site icon Telegrafi

Ushtari ukrainas i KFOR-it: Shokët e mi po sakrifikojnë jetën e tyre për Ukrainën, vendi im nuk është i vetëm në këtë luftë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka nisur sot një konvoj të përbërë nga 10 automjete të EULEX-it të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).

Gjatë ceremonisë së nisjes së këtij konvoji, ka folur përfaqësuesi i kontingjentit ukrainas në KFOR, Ivana Stenko.

Ai ka thënë se sot po i dërgojmë botës mesazh se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë, derisa ka shtuar se ka emocione të përziera.

“Sot kam emocione të përziera, nga njëra anë ndjehem i turpëruar derisa shokët e mi janë duke sakrifikuar jetën e tyre për Ukrainën, në anën tjetër jam shumë krenar që sot ndodhem këtu dhe shërbej krahë kolegëve ndërkombëtarë që gjithmonë janë të gatshëm të ndajnë barrën dhe dërgojnë mesazh gjithë botës se Ukraina nuk është e vetme në këtë luftë”, u shpreh Stenko.

Ai falënderoj në emër të tij dhe të gjithë popullit ukrainas, EULEX-in dhe Bashkimin Evropian për këto donacione.

“Lufta në shkallë të gjerë e pashpallur nga Rusia ka hapur Kutinë e Pandorës për nevoja themelore, për të qenë të përgatitur t për një luftë të cilën Evropa nuk e ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore është diçka mjaft sfiduese dhe nuk mundet që dikush të jetë gati 100%”, u shpreh ushtari ukrainas.

Ai theksoi se lufta na ka përkujtuar të gjithëve se sa i rëndësishëm është roli i liderëve në botë.

Stenko fjalimin e përmbylli duke thënë “Rroftë Ukraina”.

Automjetet  që ka dhuruar EULEX-i janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale, dhe materiale mjekësore, të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve të Ukrainës./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version