Site icon Telegrafi

Ushtari ukrainas arrin që me Stingerin amerikan t’i shkatërrojë në ajër dy raketa ruse, që për objektiv kishin Kievin

Ushtria ruse për të dytën ditë me radhë po kryen sulme ajrore mbi Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Ata kanë për objektiv infrastrukturën civile, por deri më tani nuk është se kanë arritur ndonjë qëllim, për faktin se mbrojtja kundërajrore e ukrainasve po i parandalon të godasin objektivat e parapara, transmeton Telegrafi.

Madje një ushtar ukrainas me ndihmën e Stingerit amerikan, ka arritur të shkatërrojë në ajër dy raketa ruse që kishin për objektiv infrastrukturën civile.

Lexo po ashtu Kapitenit të vrarë rus që komandoi nëndetësen me të cilën sulmoi Ukrainën, mund t’i jetë gjurmuar aplikacioni për vrapim Strava

Në një video të publikuar nga brigada e 60-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, shfaq ushtarin Oleksandr Lavronenko duke qëlluar dy raketat ruse me Stingerin amerikan.

Ai arrin t’i shkatërrojë në ajër raketat siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. Kjo armë amerikane është dëshmuar si shumë efikase në luftën në Ukrainë.

Deri më tani me këtë armë, ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë aeroplanë, helikopterë e madje tanke ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version