Telegrafi

Ushtari rus tentoi të gjente strehë në llogore, por i hidhet një granatë nga droni

Një video e shpërndarë në rrjetin social Twitter tregon momentin kur një ushtarit rus i hidhet një granatë nga droni.

Siç shihet në video, fillimisht dukeshin tre ushtarë brenda, dy prej të cilëve u larguan nga llogorja përpara se granata të binte brenda, transmeton Telegrafi.

Në momentin kur ushtari rus goditet ai mbeti i shtangur dhe një top zjarri vërehej në gropë.

Pas disa çastesh, njëri prej kolegëve të tij kthehet dhje e shikon atë siç duket në një përpjekje për ta ndihmuar. /Telegrafi/