Telegrafi

Ushtari rus tallet me eprorët e tij, për pajisjet që i dhanë për të shkuar në luftë: Kjo do të na mbrojë nga plumbat e armëve lodra

Se ushtarëve rusë u mungojnë armët moderne, çizmet e jelekët antiplumb është raportuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Megjithatë Kremlini është munduar t’i mohoj këto pretendime, pavarësisht se vet ushtarët rusë kanë deklaruar nëpër video të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre janë këshilluar që të blejnë vet barna, fasha e madje edhe tampon, që do të mund t’i shfrytëzonin për të ndalur gjakderdhjen në rast se ndonjë plumb i ukrainasve i godet.

Një video amatore e regjistruar brenda një autobusi me ushtarë rusë, shfaq një rezervist i cili me një dozë ironie tallet me jelekun antiplumb që ia kishin dhënë.

Ai dëgjohet duke thënë se jelekun të cilin ia kanë dhënë, ndoshta mund t’i ndalë plumbat e armëve lodra, duke aluduar në atë se nëse rrethohet nga ukrainasit gjasat që ta shpëtojë ky jelek janë zero.

“Kjo do të na mbrojë nga plumbat e armëve lodra, shikoni se çfarë na kanë dhënë”, dëgjohet duke thënë ushtari rus, derisa bashkëluftëtarët e tij nuk mund të ndaleshin duke qeshur. /Telegrafi/