Telegrafi

Ushtari rus në tank nuk i vëren bashkëluftëtarët mbi mjetin tjetër të blinduar, i godet me tytën e topit – pesë prej tyre i rrëzon në tokë

Se i mungon profesionalizmi ushtrisë ruse është dëshmuar lufta në Ukrainë, ku shumë prej tyre janë ankuar për mungesë disipline, trajnimi dhe raportohet për dehjen e ushtarëve në vijën e frontit.

E së fundmi është publikuar një video nga ajri, ku shihet se si një tank i ushtrisë ruse derisa lëvizë pranë një mjeti tjetër të blinduar, godet bashkëluftëtarët me tytën e topit, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, ku shihet se tanku kalon pranë mjetit të blinduar që dukej se ishte përfshirë nga zjarri.

Më pas i afrohet një tanku tjetër mbi të cilin qëndronin pesë ushtarë rusë, që goditen me tytë të topit nga pakujdesia e shoferit rus.

Njëri prej tyre që rrëzohet nga goditja shihej se kishte vështirësi të ngritet në këmbë, kurse katër tjerët vraponin me tërë forcën për t’i shpëtuar raketave ukrainase.

Ky veprim ka shërbyer si objekt talljeje, ku sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes: “Kërcënimi më i madh për të mobilizuari e Kremlinit janë tanket ruse”.

Videoja 52-sekondëshe është postuar më 27 janar, kurse deri më tani ka marrë mbi 1.5 milionë shikime, duke u bërë virale. /Telegrafi/