Një video e një ushtari rus që ankohet për kushtet e vështira në betejën për Avdiivka, po përhapet në rrjetet sociale.
Videoja u shpërnda nga Anton Gerashchenko këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, dhe deri më tani është parë 330 mijë herë, transmeton Telegrafi.
Ushtari i paemëruar rus që është filmuar në istikame në Avdiivka, qytet ku po zhvillohen betejat e ashpra, ka thënë se forcat ruse po tentojnë të rrethojnë ushtarët rusë në drejtim të qytetit, por se “operacioni ka patur çmim të lartë”.
“Ne ishim 75 ushtarë që erdhëm këtu dhe jemi vetëm 14. Kanë mbetur të vdekur dhe plagosur. Shikoni çfarë po ndodhë këtu. Thjesht na kanë shkatërruar”, ka deklaruar ushtari rus duke aluduar në trupat ukrainase që iu kundërpërgjigjën ashpër.
Theksoi se ka nxjerrë trupat e bashkëluftëtarëve nga fushëbeteja, por se ishin aq shumë sa që nuk ka mundur t’i tërheq të gjithë.
“Kemi mbijetuar sepse kemi instinkt të zhvilluar. Do të mbijetojmë, do të jemi të sigurtë, shpresoj se së shpejti do të shkojmë në pushime”, shtoi ushtari rus para se të dëgjoheshin të shtënat e armëve. /Telegrafi/
Avdiivka
“75 of us came here. And now there are f..cking 14 of us here left. The rest are all 200s [dead] and 300s [wounded]. … They were simply destroying us. Just destroying us,” Russian stormtrooper on Avdiivka direction has shown his position.“We survived because we have… pic.twitter.com/3YDINVtLtX
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 10, 2023