Telegrafi

Ushtari rus filmon tinëzisht qindra arkivole të bashkëluftëtarëve të tij të vrarë në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë e deri më sot kur po bëhen dy vite nga kjo luftë e përgjakshme, Rusia ka refuzuar të jap shifra të ushtarëve të vrarë në fushëbetejë.

Madje shpesh nga Kremlini kanë anashkaluar këtë pyetje edhe nga ata gazetarë të paktë të pavarur rus, që e kishin guximin t’i kërkonin autoriteteve numrin e ushtarëve rusë të vrarë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë shumë video amatore shpesh të publikuara në rrjetet sociale, e dëshmonin se rusët po pësojnë humbje të mëdha, duke filmuar qindra kufoma që ishin bërë gati t’i dorëzoheshin më të dashurve të tyre.

Lexo po ashtu Të kapluar nga paniku se do ta pësojnë nga artileria dhe dronët kamikaz, tanket e ushtrisë ruse përplasen mes vete derisa tentojnë të ikin

E një video e fundit e filmuar nga një ushtar rus, shfaq qindra arkivole të mbushura me ushtarë të vrarë rusë.

Ai e kishte filmuar videon tinëzisht siç edhe mund të shihet më poshtë.

Pamjet janë realizuar në morgun e Rostovit, kurse data dhe lokacioni i saktë nuk janë zbuluar për shkaqe sigurie. /Telegrafi/