Një video e re shfaq sistemin artilerik rus që hidhet në erë në një rajon të Ukrainës që kontrollohet nga rusët, shkruan Newsweek.
Videoja që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq ushtarin rus duke filmuar shpërthimin e 2S5 Giatsint-S në një lokacion të panjohur në rajonin e Donbasit diku në lindje.
Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shkatërrimin e sistemit artilerik, apo nëse ishte shkatërruar gjatë tentimit për ta riparuar, transmeton Telegrafi.
Mediat e atjeshme raportojnë se videoja është filmuar të hënën, kurse Newsweek nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikojë videon, dhe kështu ka kërkuar koment nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Në anën tjetër ministria ukrainase e Mbrojtjes shpërndau pamjet të hënën, ku shihet sesi me sistemin raketor amerikan godet sistemin artilerik rus 2S5.
Madje ky operacion i është atribuuar forcave speciale ukrainase që pretendojnë se shkatërruan sistemin artilerik rus që u godit me HIMARS. /Telegrafi/
Published 22 April 2024
Russian-occupied southern #Luhansk Oblast or northern #Donetsk Oblast, #UkraineDestroyed Russian 152mm 2S5 'Giatsint-S' self-propelled howitzer.
This appears to be a previously undocumented loss. pic.twitter.com/WLzEEgu0Vn
— Naalsio (@naalsio26) April 23, 2024