Site icon Telegrafi

Ushtari i plagosur ukrainas vuri re një dron që fluturonte mbi të dhe mendoi se do ta vriste, por ja se çfarë ndodhi

Një ushtar ukrainas i plagosur në këmbë dhe në gjoks kishte mbetur për dy ditë radhazi në vijën e frontit jugor të Ukrainës.

I quajtur Serhiy, luftëtari i forcave të Ukrainës i ndarë nga njësia e tij, kishte incizuar veten i shtrirë dhe i gjakosur, transmeton Telegrafi.

Në një moment ai kishte hasur në një dron për të cilin ishte frikësuar se do ta vriste me një predhë.

Por, realiteti ishte ndryshe, operatorët prapa këtij droni ia shpëtuan atij jetën pasi i hodhën nga lart një shishe ujë si dhe një qese me barna.

Në pikën kur droni hodhi medikamentet dhe ujin, ushtari ukrainas, nuk e dinte nëse droni kishte qëllim miqësor, apo në fakt do të hidhte një bombë.

“Isha i gatshëm të luftoja për jetën time dhe kështu kam bërë, derisa qëndroja aty i shtrirë. E dija se isha shumë afër rusëve, dhe në ato çaste edhe armën e shikon me një sy tjetër”, tha ai për CNN.

“Gjatë gjithë kohës sapo zvarritesha, një dron fluturonte mbi mua”.

Ndihmat mjekësore vazhdonin të vinin për të, duke ia lehtësuar kështu dhimbjet, më pas ai u zvarrit për sigurinë e tij.

“Barnat që më dhanë në ndihmën e parë ishin befasuese mbijetova për dy ditë”, tha Serhiy i cili tani është duke u shëruar.

Operatorët e dronit supozohet se ishin ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version