Site icon Telegrafi

Ushtari i paarmatosur ukrainas ekzekutohet në mënyrën më brutale nga rusët, qëllohet me breshëri plumbash  

Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një video, ku shfaq momentin kur ushtarët rusë ekzekutojnë në mënyrën më brutale një ushtar të paarmatosur ukrainas që e kishin zënë rob.

Në videon që nuk preferohet të shikohet për personat nën moshën 18-vjeçare, shihet ushtari i paarmatosur në uniformën e ushtrisë ukrainase duke pirë cigare, dhe duke thënë “Slava Ukraini”, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/ukrpravda_news/status/1632740171375362049?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1632740171375362049%7Ctwgr%5E91a3a9107682870ca1fe48af5160fefef09625e5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.pravda.com.ua%2Feng%2Fnews%2F2023%2F03%2F6%2F7392206%2F

Mbi këtë ushtar të paarmatosur që e kishin zënë rob janë shkrepur breshëri plumbash, ku nga plumbat trupi i tij vazhdimisht lëkundej.

Lexo po ashtu Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase godet direkt tankun rus

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba e ka përshkruar videon si të “tmerrshme”, duke shtuar se bëhet fjalë për dëshmi të reja se rusët po kryejnë gjenocid në Ukrainë.

Ai i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare që të fillojë menjëherë hetimet për këtë pushkatim që ai e quajti “krim lufte” – duke theksuar se “kryesit e veprës duhet të ballafaqohen me drejtësinë”. /Telegrafi/

Exit mobile version