Telegrafi

Ushtarët ukrainas të cilët po operonin dronin me eksploziv sulmojnë dy ushtarë rusë në llogore

Disa pamje të shpërndara në rrjet tregojnë trupat ukrainase duke sulmuar llogoret ruse me eksploziv përmes një droni të tipit FPV.

Operacioni raportohet të jetë kryer nga Njësia Fatum pjesë e Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Sipas videos, dy ushtarë rusë po ruanin pozicionin e tyre në llogore kur droni i tipit FPV që po operohej nga ushtarët ukrainas iu erdhi në kanal dhe iu shpërtheu brenda.

Droni FPV shpërtheu në llogore në mënyrë të ngjashme me një dron kamikaz.

Përveç kësaj, llogorja në vijën e frontit nuk po ruhej vetëm nga dy ushtarë të forcave ruse por edhe nga disa të tjerë.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por ushtria ukrainase ka filluar kundërofensivën e saj. /Telegrafi/