Raportimet e shumta të ushtarëve rusë se janë në gjendje të mjerueshme në vijën e parë të frontit, se u mungon ushqimi, pajisjet e duhura luftarake dhe ilaçet, e dëshmon më së miri një video e publikuar së fundmi.
Një ushtar ukrainas shihet duke bërë testimin e “qëndrueshmërisë” së helmetës të ushtarëve rusë – e cila në fakt do të duhej t’i rezistonte plumbit, transmeton Telegrafi.
Në fakt ajo lëre që nuk i reziston armëve të ushtarëve ukrainas, por as një grushti e goditjes me kokë. Në momentin që ushtari ukrainas e godet me grusht, shtrembërohet.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ai e godet me kokë dhe e shtrembëron edhe më shumë, dëshmi që flet se u janë vjetërsuar pajisjet dhe se janë shumë pas me teknologjinë moderne, që kryesisht i aplikojnë vendet perëndimore – vendet anëtare të NATO-s.
Prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, ushtarët e Vladimir Putinit janë ankuar për mungesë të pajisjeve adekuate, mungesës së ushqimit e ilaçeve për të plagosurit në vijën e frontit.
Madje shpesh janë parë duke kryer vjedhje në shtëpitë e civilëve ukrainas. Ndërkaq kur janë pyetur se pse po e bëjnë këtë – shumë prej tyre kanë pranuar se nuk kanë ushqim, dhe se Moska nuk dëshiron të dëgjojë për ta se çfarë kushte po jetojnë në Ukrainë. /Telegrafi/
A #Russian helmet is being tested for its durability. pic.twitter.com/LzKsZJmlZv
— NEXTA (@nexta_tv) August 28, 2022