Janë shfaqur disa pamje që pretendojnë se tregojnë momentin kur ushtarët ukrainas shmangin vdekjen pasi një raketë ruse nuk shpërtheu.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje ku arma mund të shihet duke fluturuar nga qielli brenda dy sekondave të para të videos.
Ajo zbret diku jashtë pamjes pasi personi që mban kamerën duket se nxiton për t’u futur brenda ndërtesës nga e cila po filmojnë.
Videoja tregon ushtarë të tjerë që vrapojnë për t’u mbuluar, por e gjithë situata përfundon në një situatë të rrallë kur raketa nuk shpërthen.
Pamjet ishin nën mbishkrimin: “Disa ushtarë me fat, ndoshta nga Brigada e 81-të Lëvizëse Ajrore, shmangin vdekjen ose lëndimin pothuajse të sigurt pasi një raketë ruse nuk shpërtheu.
Dikush tjetër shfrytëzoi rastin për t’u tallur me Moskën dhe komentoi: “Mos u shqetësoni, raketat ruse nuk shpërthejnë kurrë”. /Telegrafi/