Telegrafi

Ushtarët ukrainas nuk i ndal as bora, shfaqen në humor të mirë gjersa marshojnë drejt forcave ruse

Ukraina po vazhdon me kundërofensivë ndaj trupave ruse duke kthyer kontrollin në disa pjesë të vendit.

Duket se në disa pjesë të shtetit ukrainas tashmë ka rënë borë, por e cila gjë nuk i ka humbur motivin ushtarëve të Ukrainës.

Së fundi, në rrjetet sociale janë shfaqur disa video teksa shihen ushtarë duke marshuar në dëborë.

Në fakt, ushtarët ukrainas shfaqen në humor të shkëlqyeshëm duke përparuar drejt forcave ukrainase.

“Rusia do të vuajë fuqishëm në Ukrainë këtë dimër”, dëgjohen duke pohuar disa ushtarë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/