Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Rusisë.
Në klipin e fundit, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në Sverdlikovo, një fshat në rajonin e Kurskut.
Dyshja shihen duke larguar flamurin rus nga ndërtesa e këshillit të fshatit, në ditët e para të përparimit në Kursk, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
🔥 This is how the Ukrainian military took down the Russian flag from the administration of the village of Sverdlikovo in the first days of the breakthrough in the #Kursk region. pic.twitter.com/0eGDda9IHr
— NEXTA (@nexta_tv) August 10, 2024
Ndryshe, së fundmi forcat ukrainase kanë hyrë edhe në Belgorod të Rusisë.
Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen pesë ushtarë ukrainas që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri dëgjohet të thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”. /Telegrafi/