Telegrafi

Ushtarët ukrainas goditën pajisjet ruse me vlerë miliona dollarë brenda një nate

Ushtarët nga një njësi e një brigade me emrin Ivan Sirko, goditën dy njësi të pajisjeve ruse dhe një pikë magazinimi të municioneve gjatë natës në frontin e Bakhmutit (Oblasti i Donetskut).

Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur Mykhailo Fedorov, Zëvendëskryeministër për Inovacionin, Ministër i Transformimit Dixhital të Ukrainës, në Telegram.

“Ndër rezultatet e sulmeve me dron sulmues të CODE 9.2 janë një sistem artilerie vetëlëvizëse, një sistem raketash anti-ajrore Rapier dhe një pikë magazinimi municionesh”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshe, trupat ukrainase thuhet se vranë 550 ushtarë rusë dhe shkatërruan 33 sisteme artilerie, 11 automjete të blinduara luftarake dhe tetë tanke më 11 shtator. /Telegrafi/