Site icon Telegrafi

Ushtarët ukrainas gjejnë pak kohë të lirë të interpretojnë një këngë të pianistit dhe kompozitorit italian

Dy ushtarë ukrainas kishin gjetur pak kohë të lirë, që të performojnë një pikë të pianistit dhe kompozitorit Italian Ludovico Einaudi.

Është interesant se ata u shfaqën para disa mbrojtëse të çelikta, që zakonisht përdoren për të parandaluar avancimin e mëtejmë të forcave pushtuese ruse.

Ukrainasit shihen duke interpretuar në mënyrën më të mirë të mundshme, një këngë të italianit Einaudi.

Lexo po ashtu Po gjuanin granata dore në drejtim të ukrainasve, momenti kur artileria e Kievit godet ushtarët rusë në istikame

Sipas ushtrisë së Kievit, muzika është ajo që po u jep akoma më shumë forcë që të vazhdojnë kundërsulmet ndaj rusëve.

E kjo e dëshmon edhe një herë thënien popullore se “vaji i burrit është kënga”.

Kjo nuk është hera e parë që ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, shfaqin anën e tyre artistike në vijën e frontit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version