Telegrafi

Ushtarët ukrainas gjejnë pak kohë edhe për argëtim, luajnë futboll me rroba të kamufluara

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e pazakontë nga Ukraina, kësaj radhe nuk flitet për luftime apo për viktima.

Ushtarët ukrainas janë parë duke u argëtuar paksa, derisa po bëheshin gati të nisen në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Ata u filmuan duke luajtur futboll në rroba të kamufluara ushtarake në lindje të rajonit Donbas, ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Bakhmut në lindje të rajonit të Donbasit është bërë “pika më e nxehtë” për të dyja palët, pasi vazhdimisht raportohet për të vrarë dhe plagosur.

E ushtarët që luanin futboll shiheshin në disponim derisa ia pasonin topin njëri-tjetrit në një zonë të gjelbëruar. /Telegrafi/