Telegrafi

Ushtarët ukrainas fillojnë trajnimin në Poloni për tanket gjermane Leopard 2

Forcat ukrainase kanë filluar trajnimin në Poloni për tanket gjermane Leopard 2, kurse pamjet nga trajnimi i ka publikuar ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Ushtarët ukrainas në Poloni po trajnohen nga instruktorët polakë, norvegjez dhe kanadezë, transmeton Telegrafi.

Ata i vizitoi në një zonë malore edhe presidenti polak Andrzej Duda, i cili u dëshiroi mirëseardhje.

Lexo po ashtu SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi

“Jo vetëm që po mbledhim tanke për Ukrainën, por edhe po kryejmë trajnimin që ushtarët ukrainase të jenë të gatshëm dhe aftë t’i kundërvihen sulmeve ruse”, tha Duda.

Sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, bëhet fjalë për 1.200 ushtarë që janë dërguar për t’u trajnuar për t’i përdorur tanket e prodhuara në Gjermani. /Telegrafi/