Telegrafi

Ushtarët ukrainas e ngritin flamurin verdhë e kaltër edhe në një qytet tjetër, që ishte nën kontrollin e rusëve  

Ushtarët ukrainas nga brigada e 128-të, janë filmuar duke ngritur flamurin verdhë e kaltër në fshatin e çliruar Myrolyubivka në rajonin e Khersonin.

Një shpërthim i fuqishëm i artilerisë dëgjohet në prapavijë të videos, transmeton Telegrafi.

Kjo po ndodhë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë çliruar vendet e vogla Arkhanhelske dhe Myrolyubivka në jug të vendit.

Sipas ekspertëve të sigurisë Rusia nuk po mund të mbajë nën kontroll tërë territorin e Khersonit, dhe tri tjera në të cilat Vladimir Putini shpalli aneksimin e tyre.

Ukraina gjithashtu ka avancuar në lindje, duke detyruar trupat ruse të braktisin qytetin e Lymanit në Donetsk.

Në anën tjetër, kundërofensiva ukrainase çdo ditë e më shumë po jep efektet e saj – duke arritur të çlirojnë shumë qytete dhe fshatra që ishin nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i pushtimit. /Telegrafi/