Telegrafi

Ushtarët rusë thonë se “janë hedhur si qen” në fushat e Ukrainës, pa informata e pa pajisje

Ushtarët rusë thonë se ata janë “hedhur si qen” në fushat e Ukrainës pa asnjë informacion, pa urdhër dhe pa pajisje në pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale.

Ushtarët thonë se janë transportuar poshtë e lartë, para se t’i lëshonin “diku në fushat e Ukrainës”, ku jetojnë në gropa të gërmuara nga toka me duar të zhveshura, sepse nuk kanë lopata.

Temperaturat aktuale bien në zero gjatë natës.

The Guardian nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime. /Telegrafi/