Ishin orët e para të mëngjesit të së premtes kur banorët në Kherson raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në urën Antonivka.
Gazetari rus i luftës Sasha Kots postoi një video në mediat sociale përballë një pjese të shkatërruar të urës, në të cilën ai tha: “Nuk ka asnjë nga trupat tona [ruse] në anën tjetër të lumit. Duket sikur armiku nuk ka arritur ende te ura nga ana tjetër”, transmeton Telegrafi.
Në një video tjetër që qarkullon në rrjetet sociale duket se tregon trupat ruse duke kaluar lumin Dnipro në një urë ponton (lundruese) poshtë urës Antonivka.
Duke gjykuar nga fakti se ura duket e rregulluar, kjo video është filmuar para shpërthimeve të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/
Херсонская народная республика
10-XI-22 aslan Paraşütçüler ve Piyadeler #Herson‘u bu şekilde terk ettiler#ебать4308 #Херсон #Kherson#Ukraine #UkraineRussiaWar #Луганск #Донецк #Donetsk #Kiev #Киев #Kyiv #Київ#Odessa #Одессе #Одесса#Запорожье pic.twitter.com/58sJPeSDne— | Самакон¹⁹¹⁷? | (@1917CCCP2) November 11, 2022