Telegrafi

“Mirënjohës ndaj ushtarëve ukrainas”, rusët që nuk duan të luftojnë, gëzohen kur arrestohen nga Ukraina

Ilustrim

Një i burgosur lufte, i kapur në rajonin e Sumy-t, ishte “mirënjohës” ndaj ushtrisë ukrainase që i shpëtoi jetën dhe i dha mundësi të ndalonte së shërbyeri në vijën e parë të fronit të luftës në Ukrainë.

“Ata na trajtuan si kafshë. Ata na hodhën [përpara] si mish”, tha Shalinsky Seryi Viktorovich, 32 vjeç, i cili tha se ishte mobilizuar me forcë më 19 shkurt të vitit 2022.

“Ushtria ruse na la pas, ne mbetëm duke luftuar me duar. Nuk kishte armaturë”, shtoi ai, raporton thetelegraph.

Viktorovich tha se ushtarët rusë zbritën në qytetin Enakievo në Donetsk dhe rekrutuan me forcë burra në kampet e tyre ushtarake pesë ditë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të pushtonte Ukrainën.

“Ndoshta gjëja më e çuditshme që kam parë në Ukrainë ishte se ai ishte i lumtur që u qëllua nga ukrainasit, sepse kjo do të thoshte se e largoi atë nga shërbimi ushtarak për ushtrinë ruse”, tha Jack Ross, punonjës vullnetar që drejton Vans Without Borders (VWB), grup humanitarë.

“Ai po përpiqej të largohej për një kohë të gjatë, por familja e tij ishte kërcënuar nga rusët, kështu që ai duhej të qëndronte atje”, shtoi ai.

Viktorovich po përpiqej të largohej për një kohë të gjatë nga lufta, por familjen ia kishin kërcënuar rusët, kështu që duhej të qëndronte atje.

Ndryshe, shumë ushtarë rusë janë detyruar të luftojnë edhe pse një gjë të tillë nuk dëshironin ta bënin. /Telegrafi/