Pamjet e filmuara nga droni, shfaqin momentin kur ushtarët rusë që bartnin kufomat e bashkëluftëtarëve, i hedhin nëpër tokë, kur e kuptojnë se predhat ukrainase po u binin para këmbëve.
Ata vrapojnë për t’u futur nëpër shkurre e istikame, me shpresën se do të shpëtojnë por as ato nuk u ndihmuan, transmeton Telegrafi.
Këto pamje vijnë në kohën kur The Guardian raportoi për një deponi të mbeturinave, të cilën rusët po e përdorin për djegien e kufomave të ushtarëve të tyre, për të mbuluar humbjet që po i pësojnë në Ukrainë.
E kjo nuk është hera e parë që rusët i braktisin bashkëluftëtarët, pasi dhjetëra të mobilizuar kanë pranuar se eprorët e tyre i kanë lënë në fushëbetejë – duke i përdorur si mish për top.
Madje sot CNN publikoi audio-incizimin e një bisede telefonike mes ushtarit rus dhe të dashurës, të cilët i tregon sesi komandanti i kishte braktisur në fushëbetejë. /Telegrafi/