Telegrafi

Ushtarët rusë bartin jelek antiplumb të përdorur, shumica prej tyre janë të dëmtuar dhe të gjakosur

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar fotografi të pajisjeve ushtarake që po i sekuestron nga ushtria ruse.

Ata pretendojnë se eprorët rusë po u japin ushtarëve të tyre jelek antiplumb të përdorur – ku shumë prej tyre janë të shpuar e madje të gjakosur, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e publikuara më poshtë, shihen jelekët anti-plumb të dëmtuar si dhe të mbuluar me gjak, që dëshmojnë se ata ishin përdorur më herët dhe si pasojë ka rrjedh gjaku i ushtarëve të plagosur, transmeton Telegrafi.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është publikuar edhe një audio-incizim, ku një çift bashkëshortor diskutojnë në telefon dhe ajo në një moment burrit të saj që është ushtar rusë në Ukrainë, i jep leje për të përdhunuar gratë ukrainase. /Telegrafi/