Ushtarët izraelitë dje i kanë vrarë katër dhe plagosur afro 160 palestinezë të tjerë, kanë thënë zyrtarët mjekësorë, në periudhën e protestave të vazhdueshme lidhur me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, nga ana e presidentit amrikan, Donald Trump.
Shumica e viktimave ishin në kufirin e Rripit të Gazës, ku mijëra palestinezë ishin tubuar për të gjuajtur me gurë kundër ushtarëve izraelitë, prapa murit barrikadues me tela.
Zyrtarët mjekësorë thanë se dy protestues, njëri prej tyre me karrocë invalidore, janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur.
Sipas autoriteteve mjekësore, në Bregun Perëndimor të okupuar, nga të shtënat e izraelitëve janë vrarë dy protestues dhe 10 të tjerë janë plagosur.
Palestinezët, sikur edhe bota më e gjërë arabe dhe myslimane, janë shumë të zemëruar me shpalljen e presidentit Trump, më 6 dhjetor, për njohjen e Jerusalemit për kryqytet të Izraelit.
Aleatët evropianë të Uashingtonit dhe Rusia, po ashtu, janë shprehur të brengosur për vendimin e zotit Trump.