Raportohet se ushtarë të Grupit Wagner po largohen nga misionet e tyre në Afrikë dhe Siri për t’iu bashkuar grusht-shtetit ushtarak në Rusi kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Grupi Wagner është nisur në Moskë pasi të premten, kreu i tyre Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar me raketa kampin e tyre ushtarak duke vrarë dhjetëra ushtarë të tij, transmeton Telegrafi.
Trupat e Wagnerit thuhet se kanë hyrë në rajonin e Lipetsk-ut që është katër orë larg Moskës.
Prigozhin prej kohësh ka kritikuar ushtrinë e rregullt të Rusisë për menaxhimin e luftës në Rusi. /Telegrafi/
BREAKING:
Incoming reports of Wagner Group soldiers leaving their missions in Africa and Syria to join the military coup in Russia against Putin.
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 24, 2023