Telegrafi

Ushtarët e Putinit po vjedhin edhe vendin e tyre, shfrytëzojnë situatën kaotike në Kursk nga inkursioni ukrainas – thyejnë dyqanet e telefonave

Forcat e Vladimir Putinit janë zënë me “presh në dorë” – duke kryer vjedhje në vendin e tyre dhe duke shfrytëzuar situatën kaotike të krijuar pas inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut.

“Mbrojtësit” rusë shfrytëzuan rastin për të kryer vjedhje që nga fillimi i inkursionit ukrainas në rajonin e Kurskut, ku nuk kursyen dyqanet e telefonave mobil, transmeton Telegrafi.

Ushtarët rusë u panë duke kryer vjedhje në dyqanin MegaFon në Glushkovo, ku nuk hezituan të marrin dhjetëra telefona nga dollapët.

Tre prej katër ushtarëve besohet të jenë çeçenë nga njësia elitare Akhmat, që është pjesërisht përgjegjëse për mbrojtjen e kufirit në Kursk.

Ata thyen xhamat dhe për pesë minuta zbrazën pothuajse tërë lokalin duke mbushur xhepat me telefona të mençur.

I njëjti grup ushtarësh më vonë janë parë duke tentuar të futen edhe në një depo, brenda të cilës ishin fshehur telefona tjerë, por pa ndonjë sukses.

Përdorën zjarrfikëse dhe mjete tjera të forta për ta thyer derën, por në fund nuk ia arritën qëllimit. /Telegrafi/