Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video prekëse të ushtarëve të plagosur ukrainas.
Në këtë video, ushtarët e plagosur po e këndonin himnin e Ukrainës gjatë evakuimit, transmeton Telegrafi.
Ata po evakuoheshin me mjetin transportues derisa ushtarë të tjerë po kujdeseshin për plagët e tyre.
Nuk dihet se kur u xhiruan pamjet dhe në cilën zonë, megjithatë luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut, ku Ukraina mund të nisë së shpejti një kundërofensivë.
Wounded Warriors sing the Ukrainian anthem during evacuation.
Glory to Heroes! Wishing every one of them a speedy and full recovery. pic.twitter.com/iO4RUSj75U
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) April 7, 2023
“Ushtarët e plagosur këndojnë himnin e Ukrainës gjatë evakuimit. Lavdi Heronjve! Iu urojmë secilit shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Gerashchenko në Twitter. /Telegrafi/