Telegrafi

Ushtarët e “padukshëm” të Ukrainës, a mund t’i dalloni trupat e kamufluar në këtë video

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme ukrainase ka publikuar një video të ushtarëve ukrainas të cilët po trajnohen jashtë për metoda të kamuflimit.

Por, sipas këtyre pamjeve, këto metoda si duket ata i kishin përsosur pasi vështirë se mund të dallohen në fushë, transmeton Telegrafi.

Ata mund të dalloheshin vetëm në momentin që filluan të lëviznin nga pozicionet e tyre.

Gerashchenko shkroi se ishte shumë mirënjohës për të gjithë ata që forcojnë kapacitetin ushtarak të Ukrainës.

“Gjatë trajnimit jashtë vendit, ushtarët ukrainas punojnë në teknikën e maskimit (kamuflimit). A ishit në gjendje të dalloni ndonjërin përpara se ata ta zbulonin veten? Shumë mirënjohës për të gjithë ata që forcojnë kapacitetin tonë ushtarak”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Ukraina thuhet se po përgatitet për një ofensivë që mund të fillojë pas dy muajsh.