Njerëz të armatosur, siç thuhet të ashtuquajturit “kadirovitët” apo luftëtarët e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë kërcënuar banorët e Moskës me luftë ndaj protestave e tyre kundër ndërtimit të një xhamie në qytet.
“Ju paralajmërojmë! Nëse jeni kundër vullnetit të Plotfuqishmit, ne do të luftojmë me ju. Nuk na intereson se me kë luftojmë”, thotë njëri prej burrave në një video e cila së fundmi u bë virale në rrjetet sociale, duke shtuar se qytetarët e Moskës që nuk pajtohen me ndërtimin e xhamisë nxisin grindje etnike në Rusi, dhe për këtë arsye ata ose duhet të arrestohen ose të “shkatërrohen”.
Тем временем кадыровцы угрожают россиянам “войной”
Им не понравились выступившие против строительства мечети в Москве россияне, поэтому кадыровцы заявили, что им “без разницы” против кого воевать.
Болеем за обе стороны ???
Народная внутренняя любовь так и бурлит ))) pic.twitter.com/dm1aSn32n0— Monmarancy (@monmarancy) April 4, 2023
Protestave në Moskë iu është përgjigjur edhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov. Të hënën, më 3 prill, ai postoi një mesazh në kanalin e tij në Telegram duke i quajtur “frikacakë dhe provokatorë” rusët që kundërshtuan ndërtimin e një xhamie, transmeton Telegrafi.
“Nëse të gjithë këta pjesëmarrës në tubim do të dilnin me idenë për të mbrojtur tokën ruse, atëherë shkoni në llogore me një mitraloz!”, tha ai.
“Nxitës të tillë ose duhet të rekrutohen për të shfryrë të gjithë zemërimin e tyre mbi armikun ose të dërgohen në gjykatë si sabotues informacioni që veprojnë për të kënaqur satanistët”, tha Kadyrov.
Në shkurt, autoritetet e Moskës filluan të planifikojnë ndërtimin e xhamisë më të madhe në Evropë në kryeqytetin rus.
Sidoqoftë, vendi që u dha për ndërtim, rrethi Kosino-Ukhtomsky – shkaktoi mosmarrëveshje të rënda publike pasi aty afër është Kishë Ortodokse Ruse dhe një Liqen i Shenjtë, të cilin vendasit e nderojnë.
Mijëra njerëz e kundërshtuan ndërtimin. Një burrë i panjohur ka varrosur kokën e një derri në kantierin e xhamisë. /Telegrafi/