Site icon Telegrafi

Ushqimi që Ronaldo e konsumon çdo ditë për të qëndruar në formë fenomenale – recetën e zbulon bashkëlojtari i tij

Cristiano Ronaldo ha të njëjtën racion çdo ditë për të mbetur në formë, sipas një bashkëlojtarit të skuadrës te Juventusi.

Superylli portugez është në formë të pabesueshme dhe është ende një nga atletët më të mirë në botë në moshën 36-vjeçare.

Ai është shumë i veçantë për atë që ha dhe si e ruan fizikun e tij.

Lexo po ashtu Ai ha gjashtë shujta në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira

I riu i Zonjës së Vjetër, Daouda Peeters ka dhënë një rrëfim se si Ronaldo qëndron në krye të formës së tij – dhe kjo përfshin shumë mish pule.

Kur u pyet për ‘CR7’ dhe dietën e tij, Peeters tha për AS : “Gjithmonë e njëjta gjë. Brokoli, mishi i pulës dhe orizi. Me litra ujë, dhe pa Coca-Cola , natyrisht”.

Lexo po ashtu Se i urren pijet e gazura tashmë është e dukshme - Ronaldo largon dy shishet dhe bën thirrje që të konsumohet më shumë ujë

“Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Unë shkova në palestër për një kohë dhe, natyrisht, Cristiano ishte gjithashtu atje”.

“Më bëri përshtypje. Cristiano ka trupin e përsosur për një futbollist. Dhe megjithëse jam gjithashtu mjaft muskuloz, atë ditë mendova; ka ende punë për të bërë. Por hej, ai e bën atë për kaq shumë vite”, ka shtuar më tej Peeters.

Lexo po ashtu Tifozët e ‘kryqëzojnë’ Ronaldon – publikojnë pamje nga reklama e tij me Coca Cola dhe KFC

Ronaldo ha deri në gjashtë racione në ditë dhe shmang të gjitha pijet e gazuara, si dhe alkoolin. /Telegrafi/

Exit mobile version