Site icon Telegrafi

Ushqimet e pasura me antioksidues, përfshini në dietën tuaj

(Foto: Pexels)

Antioksiduesit janë substanca që e mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të oksigjenit që mund t’i dëmtojnë qelizat. Prandaj, duhet të përfshini në dietën tuaj sa më shumë ushqime të pasura me antioksidues.

Shpesh dëgjojmë se antioksidantët janë substanca të mrekullueshme dhe shëruese për çdo sëmundje, por vet fjala tregon një grup të tërë përbërjesh të ndryshme. Bëhet fjalë kryesisht për vitamina dhe disa minerale.

Ato janë substanca që ndihmojnë në ‘pastrimin’ e molekulave që dëmtojnë qelizat në trupin tuaj (të quajtura gjithashtu radikale të lira) dhe që vijnë në shumë forma.

Lexo po ashtu Përbërësit që i shërbejnë shëndetit të zemrës - rekomandimet e kardiologëve

Më poshtë është lista me disa nga ushqimet e pasura me antioksidues:

Domatet

Domatet janë plot me likopen, i cili është pjesë e grupit të antioksiduesve të quajtur karotenoidë. Ju do ta futni atë në organizëm duke ngrënë domate të freskëta. Gjithashtu mund ta rritni konsumin duke i gatuar domatet në një salcë ose duke i ngrënë me pak vaj.

Çokollata e zezë

Dashamirë të çokollatës, gëzohuni. Ushqimi juaj i preferuar përmban antioksidues. Gjëja kryesore është të hani çokollatë me një përmbajtje të lartë të kakaos. Zgjidhni varietete të errëta në vend të atyre me qumësht ose çokollatës së bardhë. Megjithatë, shijoni me moderim.

Lexo po ashtu Nutricionistët thonë se këto ushqime duhet konsumuar së bashku për t’ua gëzuar të mirat shëndetësore

Arrat

Krahasuar me shumicën e frutave tjera arrore, arrat kanë më shumë polifenole, një lloj antioksiduesi. Mjafton të hani vetëm rreth shtatë arra për të korrur përfitimet shëndetësore.

Speci i kuq

Të gjithë specat janë burim i mirë i antioksiduesve, por speci i kuq është në vendin e parë. Janë plot me karotenoidë që mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit. Specat i ofrojnë më mirë antioksiduesit e tyre kur hahen të papërpunuara.

Mëlçia

Mëlçia e pulës ose mëlçia e kafshëve të tjera është e pasur me vitaminë A, një antioksidues i fuqishëm që ndihmon shëndetin e kockave dhe forcon mbrojtjen e organizmit kundër sëmundjeve. Nëse shija e mëlçisë është shumë e fortë për ju, zhyteni në qumësht përpara se ta gatuani. /Telegrafi/

Exit mobile version