Telegrafi

Urusi do të jetë ‘mbret’ i shpejtësisë

Kompania italiane Lamborghini thotë se modeli i ri, Urus, që do të vijë në vitin 2018, do të jetë ‘mbreti’ i shpejtësisë sa u përket modeleve SUV.

Dy modelet më të mira te SUV-ët, automobila me trup të madh dhe të lartë dhe specifika si të automobilave sportivë, janë Bentley Bentayga dhe Porsche Cayenne Turbo S, që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrijnë për vetëm 4.1 sekonda.

Megjithatë, sipas kompanisë, kjo do të ndryshojë së shpejti pasi që modeli i Lambos do të arrijë këtë përshpejtim për më pak se katër sekonda.

Për të arritur këtë, Urus do të jetë më i lehtë se modelet rivale, por nuk dihet se si do të bëhet kjo. Pesha e Bentayga është 2.422 kilogramë, ndërsa e Cayenne 2.235 kg.

Urus do të përdorë një motor të Audi 4.0 litër V8. Versioni i prodhuar i Urusit do të shpaloset më 2018 në Gjenevë.