Site icon Telegrafi

Ursula von der Leyen dhe Josep Borrell do të udhëtojnë për në Kiev

Diplomatët e lartë të vendeve të BE-së do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë kësaj jave në Kiev, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Presidenti e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ai i ministrave të Jashtëm të BE-s-ë, Josep Borrelll, do të takohen me Zelensky gjatë të shtunës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vitali Klitschko i drejtohet politikanëve evropianë: Çdo euro që e pranoni nga Rusia, është gjak i ukrainasve

Ndërkaq javën e kaluar Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka udhëtuar për t’u takuar me Zelensky dhe iu adresua parlamentit ukrainas, gjatë një seance speciale.

E muajin e kaluar kryeministri i Polonisë, i Çekisë dhe Sllovenisë udhëtuan për në Kiev ku u takuan me Zelenskyn. /Telegrafi/

 

Exit mobile version