Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.
Ajo po vazhdon të jetë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale, teksa së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
E pyetje të shumta kishte për çiftin Ilnisa-Meriton, me të cilët nuk ruante raporte të mira në Big Brother.
“I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Unë nuk urrej askënd”, u përgjigj ish-banorja.
E një tjetër i tha: “E prisje Meritonin dhe Ilnisën të zgjasnin kaq shumë si çift?”.
“Nuk më hyn në xhep e dashur, për mua Big Brother mbaroi në 25 maj”, theksoi në vazhdim Ceno.
Egla fitoi plot 100 mijë euro, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn. /Telegrafi/