Telegrafi

“I urojmë ngushëllime familjes”, Deamishel ia huq sërish në Big Brother VIP Albania

Banorët e Big Brother, kanë kryer nderimet për të ndjerin Pal Kola, rojen e sigurisë së Top Channel që humbi jetën nga sulmi terrorist në mesnatën e së hënës.

Ata i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së Pal Kolës dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të tij.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy është gafa e banores Deamishel, e cila teksa shprehte ngushëllimet e saj, përdori fjalën e gabuar “urim”.

Lexo po ashtu E dashuruar brenda shtëpisë së BBVA, Lorenci e pyet me kë - Keisi përgjigjet: E kam përballë

“I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës”, ka thënë arkitektja dhe prezantuesja e njohur, ndërsa kaq ka mjaftuar që videoja të bëhet virale në TikTok.

Kjo nuk është hera e parë që Dea shkakton një gafë në BBVA, pasi ajo është bërë “hit” edhe për përgjigjet e saj të pakuptimta rreth vitit kur ka lindur Skenderbeu dhe shteteve me të cilat kufizohet Kosova.

Lexo po ashtu "Kosova kufizohet me Greqinë", Deamishel dështon me përgjigjen në Big Brother VIP Albania

Për shkak që për televizionin Top Channel ishte ditë zie të martën, spektakli i së martës nuk u mbajt si zakonisht, por thjeshtë iu komunikua banorëve ngjarja tragjike që kishte ndodhur. /Telegrafi/

Foto: Deamishel/Instagram