Barack Obama dje ka festuar ditëlindjen e 56-të mes miqve në Massachusetts.
Torta e ditëlindjes ende nuk kishte arritur, por bashkëshortja e ish-presidentin amerikan, Michelle e ka uruar me tortën e 13 viteve më parë teksa Obama frynte qirinjtë me dy vajzat, Malian dhe Sashan.
Ish-Zonja e Parë e Amerikës ka shkruar edhe një mesazh romantik në llogarinë personale në Instagram.
“Edhe një vit më i madh, por po i njëjti djalë fenomenal me të cilin jam martuar rreth 25 vjet më parë. Gëzuar ditëlindjen Barack Obama, ne të duam shumë!”, ka shkruar Michelle në Instagram.
Mesazhit të Michelle i janë bashkuar edhe mijëra fansa të Barackut, të cilët shprehin edhe mungesën e madhe të Presidentit të tyre të preferuar, i cili para 196 ditëve ka lënë zyrën e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/