Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar xhudistet Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha për suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.
Në garën që zhvillohet në Algjeri, Distria fitoi medaljen e artë, ndërsa Flaka atë të bronztën.
“Urime kampioneve tona Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha që sollën sot në shtëpi dy medalje në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’”.
Congrats to our champions Distria Krasniqi and Flaka Loxha for bringing home two🥇🥉medals at the #Oran2022 Mediterranean Games today.
Your perseverance, talent and motivation are an inspiration to so many young girls and boys. Thank you for reconfirming 🇽🇰 as a judo superpower! pic.twitter.com/cYeYszbmry
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 29, 2022
“Këmbëngulja, talenti dhe motivimi juaj, janë frymëzim për kaq shumë vajza dhe djem të rinj. Faleminderit që e rikonfirmuat Kosovën si superfuqi të xhudos!”, ka shkruar presidentja në Twitter.
Në finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria triumofi ndaj kroates Ana Viktorija Puljiz, derisa në luftën për vendin e tretë, Flaka e mposhti e mposhti turken Hasret Bozkurt në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/