Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen.
Ajo mbushi plot 57 vite, derisa urimet nga figura të njohura ndërkombëtare nuk munguan për këtë ditë.
Prej tyre ishte edhe artistja shqiptare, Rita Ora, e cila shpërndau një imazh me Michelle, derisa e uroi përzemërsisht.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa mori vëmendje të madhe të fansave.
“Urime ditëlindjen për një tjetër mbretëreshë, mike dhe inspirim për të gjithë ne”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Po ashtu ajo pati rastin të urojë edhe nënë e saj, Vera Ora, e cila festoi në të njëjtën ditë ditëlindjen.
Me këtë rast, Rita që të dyja i ka konsideruar mbretëresha dhe inspirim për të. /Telegrafi/