Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, sot (8 korrik) feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 22 vjet.
Krahas urimeve të shumta nga pjesëtarët e ‘labelit’ dhe kolegët e tij, natyrisht se urimi më i veçantë është ai i të dashurës, Arbenita Ismajli.
Modelja ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet për krah dhe duke e puthur Feron, ndërsa imazhet i ka shoqëruar me një urim për të
“Urime ditëlindjen burri jem Fero, të dua”, shkruan në urimin e të dashurës së reperit.
Ndryshe reperi ka paralajmëruar se për ditëlindje do të sjellë edhe një këngë të re për fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/