Sot (e enjte), mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, fytyrat e famshme publike kanë uruar qytetarët përmes rrjeteve sociale.
Këto personalitete të cilat i përkasin profesioneve të ndryshme kanë zgjedhur që përmes llogarisë së tyre në Instagram të urojnë shqiptarët.
Më poshtë janë disa prej urimeve të VIP-ave shqiptarë:
Adelina Ismaili
“E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi”.
Tayna
“Urime 28 Nëntori! Qofshim gjithmonë kaq të bashkuar e të dashur me njëri-tjetrin”.
Robert Berisha
“Urime”.
Era Istrefi
“Urime Pavarësia e Shqipërisë”.
Ledri Vula
“Është festa e flamurit tonë dhe asnjeherë si me parë kjo festë nuk e ka pas kuptimin që ka sot. Shqipëri dhe vëllezër gjithandej jashtë kufijve të saj bashkë. Urime 28 Nëntorin”.
2 Ton
“Urime 28 Nëntori”.
Butrint Imeri
“Urime Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari! Sot, në këtë 28 nëntor bashkëndjejmë dhembjen me të gjitha motrat e vëllezërit tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme që nga dita e martë. Jemi bashkë përherë”.
Morena Taraku
“Qoftë i bekuar ky flamur, të cilin e bekuan brezat, brezat, e brezat para nesh…Ju kam në zemër”.
Zanfina Ismaili
“Urime 28 Nëntori Shqipëria ime. Jemi një më të bashkuar se kurrë”.
Agnesa Vuthaj
“Shqipëria…dashuria dhe dhembshuria jonë më e madhe”.
Teuta Krasniqi
“Me ty gjithmonë”.
/Telegrafi/