Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë “shumë shpejt” duke pasur parasysh refuzimin e marrëveshjes për armëpushim nga Hamasi, ka njoftuar Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
“Këtë mëngjes, në qendër të Rripit të Gazës, IDF janë gati për operacion të fuqishëm në të gjithë Gazën por veçanërisht në Rafah, urdhri do të jepet shumë shpejt”, tha Gallant.
“Hamasi po refuzon çdo plan për të kthyer pengjet”, shtoi ministri.
הבוקר במרכז רצועת עזה – כוחות צה״ל מוכנים לפעולה עצימה בכל רחבי עזה ובמיוחד במרחב רפיח – הפקודה תגיע בקרוב מאוד.
החמאס מסרב לכל מתווה שישיב את חטופינו – המשמעויות בשטח יהיו ברורות. pic.twitter.com/GXprJgdR9Q
— יואב גלנט – Yoav Gallant (@yoavgallant) May 5, 2024
Ndryshe, Rafah është e vetmja qendër e madhe që nuk është sulmuar nga këmbësoria izraelite që nga fillimi i luftës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Mendohet se në qytetin jugor të Gazës janë të strehuar mbi një milion njerëz, me shumë prej tyre që janë zhvendosur pasi kanë ikur nga luftimet në veri.
Ditët e fundit ishin rritur shpresat se palët mund të lëviznin drejt një marrëveshjeje që do të shmangte një ofensivë izraelite në Rafah.
Por, kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar të arrijë “fitoren totale” në luftë, duke theksuar se me ose pa armëpushim ofensiva do të nisë. /Telegrafi/